75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq dorëzohet për ushtrinë e Kosovës, e quan të aftë Haradinajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar vendimin e fundit të Republikës së Kosovës për formimin e ushtrisë.

Në një konferencë për media, ai është marrë me deklaratat e kryeministrit, Ramush Haradinaj, rreth kësaj çështje.

“Haradinaj është njeri i aftë, mundet. Pyetja ime për të është , e ku shkruan kjo, ne cilin akt shkruan qe mundet me formu ushtrinë? Nuk ka, ata e kanë paramendu, shkruan ne Kushtetutën e tyre, nëna  e babai u ka thënë…? Por me gjasë gjithçka mundet” ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline

Ndryshe, kryeministri Haradinaj konfirmoi se ka marrë bekimin e Amerikës për themelimin e ushtrisë.

“Takime kemi pasur shumë edhe me senatorë, kongresmenë. Mund të veçoj takimin në West Point dhe takimin në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes James Mattis. E kam siguruar gjeneralin që gjendja në Kosovë është stabile dhe e informova për transformimin e FSK-së në ushtri. Për dialog e kam informuar që marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të arrihet por jo me lëvizje të kufijve. Kosova e ka bekimin për Ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar shefi i qeverisë. /Indeksonline/