12:19 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq e nis ditën me pallavra në program të mëngjesit, përmend vrasjet dhe dhimbjen për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka qenë i ftuar sot në program të mëngjesit në TV Prva.

Siç po shfaqet vazhdimisht, aspak i sinqertë dhe shumë triullues, presidenti serb ka thënë shumë të pavërteta në këtë emision.

Ndër të tjera, Vuçiq thotë se frikësohet se do të vriten serbët në Kosovë ngase sipas tij mund të ndizet një luftë e re.

Vuçiq poashtu është dorëzuar nga përkrahja amerikane dhe britaneze ndaj Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Sa herë që ulem në takime për të folur për Kosovën, amerikanët e britanezët na përmendin vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar ku Kosova pranohet si shtet sovran e i pavarur. Poashtu, kur flasim me diplomatët e Britanisë për Kosovën, ata kanë kritika, kurse në heshtje po e përkrahin” ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë e ka kritikuar ashpër opozitën serbe për të cilët thotë se nëse nesër bëhet luftë, ata nuk do të qëndrojnë as në temperatura -1 në luftë.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë se ndihet keq që kjo nuk do të zgjidhet sa të jetë ai president dhe se kjo do t’i mbetet për tu kryer nga gjeneratat e ardhshme./Indeksonline/