16:10 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / B O

Vuçiq: E pamundur të ruaj diçka që e kemi humbur në 2011-ën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë edhe një deklaratë interesante e viktimizuese, të enjten, kur ka treguar sa vështirë e ka patur këto ditë, për shkak të presionit në lidhje me çshtjen e targave KM në veri të Kosovës.

“Në 7 ditët e fundit fare nuk jam shtrirë”, ka thënë ai gjatë një adresimi për medie, pas pritjes në zyrën e tij në Beograd për kryetarin e ri të zgjedhur të Rrepublikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Po përleshem, po luftoj, me këmbë e më duar për të ruajtur dicka që është e pamundur të ruhet e që është humbur qysh më 2011, kur për të ka nënshkruar jo Daçiqi, jo unë, por Borko Stefanoviq”, ka thënë Vuciq.

Ai ka shtuar se vendimi për tabelat është një fitore “taktike” në prag të kohëve shumë më të rënda që po e presin Serbinë.

“Po vazhdojmë të luftojmë pothuajse në një situatë të pamundur…dhe po kemi sukses në këtë…Shkoni dhe konfirmoni nëse po rilëshohen ose jo tabelat… dhe ne ia dolëm që tabelat KM të mbesin simbol i Serbisë…pas 11 vjetëve të luftës së rëndë”, shtoi presidenti serb.

Vuçiq ka thënë që shteti i tij nuk ka aleatë në Bruksel edhe pse sipas tij, njerëzit atje ishin korrektë.

“Nuk ekziston asnjë nga ta që do të na ndihmojë neve për shkak se faktori ndërkombëtar gjithmonë do të jetë në anën e Prishtinës dhe për këtë nuk ka çfarë të fshehet më”, ka thënë ai.