Vuçiq është i njoftuar se e ka të ndaluar të hyjë në Drenicë
Nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq shpërfill urdhrin me anë së cilit i ndalohet shkuarja në zonën e Drenicës ai duhet të arrestohet nga Policia.
Disa minuta më herët kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka tërhequr vendimin e MPJ-së me anë të së cilit Vuqiq ka pas leje për vizitën e tij në Kosovë.
Ky vendim i është dërguar edhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë me anë të së cilit njoftohet se presidentit serb i anulohet vizita në Drenicë.
“Kryeministri ka marr vendim për ta tërhequr lejen dhe është lajmëruar edhe pala serbe. Kjo është bërë për shkaqe sigurie”, tha këshilltari i Haradinajt Avni Arifi./