75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq flet për votat e Kosovës në Interpol, sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është paraqitur edhe sot në një konferencë për media ku është deklaruar rreth dështimit të Republikës së Kosovës për tu bërë anëtare në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Me këtë rast, ai falënderoi vendet që mbështetën vendin e tij duke theksuar se Kina dhe Rusia ishin ‘krahu i fuqishëm’ i tyre. Vuçiq theksoi se ishte i befasuar paksa me qëndrimin e Paraguait, shtet i cili abstenoni në votimin ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline

Ndërsa, për presidentin serb, ishte një surprizë që Kazakistani nuk ishte në anën e tyre, shtet i cili nuk e njohu Kosovën.

“Lidhur me rajonin, nuk kishte habi. Mali i Zi dhe Maqedonia, Kroacia janë gjithnjë kundër nesh”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj konferencë, Vuçiq tregoi se dje ishte festë në Beograd me triumfin e diplomacisë serbe.

“Njerëzit në të gjithë Serbinë ishin të kënaqur, sepse ata ishin të mbështetur nga shpresa dhe krenaria në fuqinë serbe, njerëzit ndjeheshin krenarë. Unë u përpoqa të jenë të matur, sepse dikush nuk ka nevojë të marrin në konsideratë armikun, Mali i Zi dhe Maqedonia janë miqtë e shqiptarëve në Kosovë…” është shprehur ai. /Indeksonline/