16:12 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Fuqia ime është minimale krahasuar me atë të kancelares Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në vizitën e  tij në Ujman komentoi deklaratat e kancelares gjermane Angela  Merkel rreth kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq u shpreh se kësaj më së shumti i gëzohen kundërshtarët e tij në Serbi.

“Fuqia ime është minimale me atë të Merkel për t’u krahasuar me lideren më të madhe në Evropë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Ne jemi të vegjël për t’u përgjigjur në këtë pyetje”, tha para gazetarëve Vuçiq.