12:50 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Vuçiq i kërkon BE-së të përgjigjet nëse ka Marrëveshje të Brukselit

Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas vendosjes së masës së reciprocitetit ndaj veturave me targa të Serbisë.

Pas kësaj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që ti përgjigjet brenda një muaji nëse ekziston Marrëveshja e Brukselit, shkruan Tanjug.

Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të na përgjigjet brenda një muaji nëse Marrëveshja e Brukselit ekziston apo jo, dhe heshtja e tyre do të jetë përgjigja se kjo marrëveshje nuk ekziston“, tha ai, transmeton Indeksonline.