10:24 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i shqetësuar për mbështetjen e Kosovës nga perëndimi

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi së është i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Frikohem se me përkrahjen e heshtur të dikujt, sjellin frikë e shqetësim te serbët, sidomos te të kthyerit në jug të Ibrit, sidomos kur të kemi parasysh atë se çfarë i kanë bërë Marko Gjuriqit, si dhe për hetimet ende të papërfunudara për vrasjne e Olliver Ivanoviqit, domosdo që shtojnë frikën edhe te serbët në veri të Kosovës”, deklaroi Vuçiq për mediet serbe.

Më tej Vuçiq shtoi se “di krejt se si ka funksionuar që nga 2003-ta në Kosovë”.

”Atëherë kemi pasur rrëfimin e deklaruar  ’standardet para statusit’. Shkaku për dhënien e pavarësisë së Kosovës ishin  ngjarjet e 2004-tës, kur shqiptarët morën kontrollin në duart e veta edhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të të disa shteteve perëndimore”, deklaroi Vuçiq.

Ndërkaq lidhur me reagimin e ndërkombëtarëve ndaj ngjajreve të fundit në Kosovë, Vuçiq shtoi se “ata gjithë kohën flasin për një marrëveshje, që ende nuk ekziston, ata thjeshtë nuk dinë se çfarë të bëjnë me veten e tyre”.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes për statusin e Kosovës, Vuçiq deklaroi se “askush nuk do të fshehë asgjë ndaj qytetarëve serbë”.

“Askush nuk do të fshehë ndaj njerëzve, kur do të kemi diçka për të zgjidhur, do të dalim para tyre dhe një nga mënyrat e tilla është referendumi. Nëse doni të ndryshoni Kushtetutën, duhet të dilni në referendum”, deklaroi Vuçiq.

Ndërkaq, lidhur me festivalin ”Mirëdita, Dobar dan” i mbajtur në Serbi, Vuçiq tha se “kjo ka dëshmuar diferencën që qytetarët serbë duhet të jenë krenar”.