Vuçiq i vetmuar në Paris, nuk e shoqëron as presidenti malazez
Emra shumë të rëndësishëm qëndruan këto ditë në Paris të Francës.
Përpos liderëve të vendeve më të mëdha të botës, të pranishëm në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore ishin edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë Ilir Meta si dhe presidenti malazez,Milo Gjukanoviq si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por, ajo çfarë ka rënë në sy përgjatë kësaj ceremonie ishte mos-afrimi i liderëve me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Fotografi të realizuara nga Indeksonline
Madje në parakalim Vuçiq ishte krejtësisht i vetëm, nuk u shoqërua as nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, transmeton Indeksonline.
Për dallim nga ai, të bashkuar në parakalim janë parë: Thaçi, Meta si dhe vetë Gjukonoviq./Indeksonline/