22:30 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq jep shifra të rrejshme për investimet në Gazivodë

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media i është drejtuar popullit serb, duke i siguruar ata se do të qëndroj në Kosovë nesër dhe pasnesër, ku edhe do të vizitojë Liqenin e Ujmanit.

“Do t’i drejtohem popullit në Gazivodë se sa është e rëndësishme Liqeni i Ujmanit si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Jam për paqe dhe qetësi” ka thënë ndër të tjerash në këtë prononcim.

Madje, ai ka shtuar se Qeveria e Serbisë ka investuar 450.000 euro në këtë pjesë të Kosovës, dhe e ka konsideruar si resurs të Serbisë.

Ndryshe, edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Presidentit të Serbisë i është dhënë leja që të vizitojë liqenin e Ujmanit në Gazivodë nesër, duke thënë se pas presionit nga BE dhe aleatët nuk ka pasur zgjidhje tjetër./Indeksonline/