23:06 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Vuçiq: Kemi arritur një lloj marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Ohër tha se është arritur një lloj marrëveshjeje.

Ai tha se janë rënë dakord për disa pika që do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave.

Vuçiq tha se Këshilli Evropian në rrugën e gjatë do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit. Do të vlerësohet në mënyrë të pavarur për secilën nga palët se çfarë kanë bërë. 

“Për ne obligim prioritar është detyrimi për formimin e Asociacionit në përputhje me obligimet e mëparshme nga dialogu”, tha ai.

Ai shtoi se as sot nuk ka firmosur asgjë.