14:31 / E Diele, 24 Janar 2021 / OSH

Vuçiq komenton deklaratën e Hardinajt për bashkimin me Shqipërinë, e përmend edhe Kurtin: Na pret një vit i tmerrshëm

Presidenti i Serbisës, Aleksander Vuçiq ka komentuar deklaratën e politikanit kosovar, Ramush Hardinaj i cili përmendi bashkimin me Shqipërinë.

Vuçiqi u shprehë se Haradinaj është njeri i rrezikshëm, transmeton Indeksonline.

“Atje me siguri do të fitojnë forcat që këmbëngulin në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është një njeri i rrezikshëm. Ai e tha këtë sepse Kurti ka nevojë për një parti shqiptare për ta bërë shumicën dhe Haradinaj po bën presion që ajo parti të jetë ai, dhe që ai të zgjidhet president i Kosovës. Do të vinte ajo, koalicioni për një Shqipëri të Madhe. Dhe pastaj ata do të fillojnë të na shantazhojnë me një Shqipëri të Madhe dhe do të thonë se nëse doni ta ndalim këtë, njiheni Kosovën. Me atë ide të huajt do të vijnë tek ne”, tha Vuçiq në TV Prva të Serbisë.

Vuçiq tha se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide.

Po ashtu tha se Serbinë e pret një vit i vështirë.

“Kjo është ajo që unë mund të them dhe atë që pres. Një pranverë, verë, vjeshtë tmerrësisht e vështirë na pret. Por, ne do të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë./Indeksonline/