08:41 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Vuçiq komenton zgjedhjen e Osmanit presidente: S’janë inkurajuese deklaratat nga Prishtina

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha mbrëmë se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese, transmeton Indeksonline.

Kështu tha ai në TV Pink pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.