Vuçiq kontakton me Mogherinin për vrasjen e Oliver Ivanoviq
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kontaktuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini lidhur me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
Nuk janë bërë të ditura detajet e bisedës por që thuhet se është diskutuar për atë se si ndodhi ngjarja ku Ivanoviq u vra para zyrës së tij në Mitrovicë të veriut./Indeksonline/