22:17 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Më goditni e më vrisni, por unë nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka përsëritur sonte se ai asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, i pari i shtetit këto fjalë ia ka thënë ndërkombëtarëve, transmeton Indeksonline.

 “Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por Vuçiq nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Vucic.