13:47 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Me Hahn diskutuam për vendimin e Kosovës për rritjen e taksave ndaj produkteve serbe

Komisionari për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, para vizitës në Prishtinë është ndalur në Beograd ku edhe takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të përbashkët i cili zgjati dy orë, Vuçiq ka postuar një status në Twitter duke treguar edhe temat për të cilat kanë biseduar gjatë takimit.

Siç edhe është paralajmëruar, njëra ndër temat ka qenë rritja e taksave nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

“Mirëpritëm komisionarin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn. Në takim kemi folur me lëvizjes e Prishtinës, të cilat janë të paraqitura me rritjen e taksave ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Gjithashtu folëm edhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq./Indeksonline/