Vuçiq: Me Prishtinën flasim – por askush nuk e di si
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se askush nuk e di se si do të zhvillohen bisedimet Prishtinë-Beograd, por që ka thënë se ato do të bëhen.
“Pyetja shtrohet nëse ne do të flasim më tej, do të flasim, por që askush nuk e di si. Nuk e di si e shoh, Hashim Thaçi dhe ata që kanë dhënë urdhër për ta goditur Gjuriqin. Koha do të kalojë pak dhe më pas do të shohim”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.
Ai ka thënë se çështja e besimit mes Beogradit dhe Prishtinës është e tensionuar, duke theksuar se e di që urdhrin për arrestimin e Gjuriqit e kanë thënë Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
“Do ta ruajmë paqen dhe do të vazhdojmë, por nuk e di ç’të them më shumë”.