75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq në konferencë: Sot triumfuam, por s’bën ta poshtërojmë Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.

Vuçiq deklaroi se diplomacia serbe sot pati një sukses,  mirëpo kjo nuk duhet ta bëjë euforik dhe të poshtërojë Prishtinën.

Sipas tij, Serbia ishte në dijeni për dështimin Kosovës për tu bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë.

“…por që kanë arritur rezultate më të mira se sa kanë pritur në Interpol”, u shpreh ai.

Tutje, presidenti serb ka thënë se rezultati i parë i votimit, i cili ishte kundër anëtarësimit të Kosovës me 76 vende kundër dhe 20 abstenime. Kjo, sipas tij, tregoi se Kosova nuk ishte as afër 2/3 për vota.

Ai shtoi se Paraguai ishte vendi i vetëm për të cilin Serbia beson se duhet të jetë përmbajtur, dhe që votoi për pranimin e Kosovës.

Vuçiq ka falënderuar të gjitha vendet që ndihmuan Serbinë dhe shtoi se puna për zhvillimin e marrëdhënieve të mira është duke vazhduar.

Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë për një kompromis me Prishtinën, të cilët luten për të ngritur tarifat për produktet serbe.

“Ne kemi përmirësuar pozicionin tonë ndërkombëtar, por nuk mund të përdorim këtë shembull për të poshtëruar dhe ndaluar Prishtinën”, ka shtuar ai. /Indeksonline/