15:31 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Nëse dialogu është thjesht për të njohur Kosovën- faleminderit, lamtumirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ekziston mundësia për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhej.

Kështu ai edhe u përgjigj në këtë pyetje.

“Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinë nënkupton thjesht njohjen e Kosovës, atëherë- faleminderit, lamtumirë”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, i pyetur për takimin me Thaçin, Vuçiq ka thënë se ata kanë folur për vazhdimin e dialogut dhe çështjet që janë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve./Indeksonline/