19:45 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Nuk mund t’i gënjej më popullin për Kosovën!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq në një intervistë për ‘Tanjug’, ka folur për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk mund t’i gënjenj më popullin e tij se çdo gjë në Kosovë është e Serbisë, shkruan Indeksonline.

“Unë nuk do të gënjej njerëzit dhe të them që gjithçka është e jona dhe se ne lehtë do të jemi në gjendje t’i luftojmë ata. Nuk mund të duroj, sepse zgjidhjet e lehta na çojnë në humnerë. Unë u them njerëzve se jo çdo gjë atje është e jona por edhe jo të gjithat janë të atyre.”, u shprehë ai./Indeksonline/