14:41 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq “nxehet” keq me shqiptarët e Zvicrës, zotohet në takimin e nesërm me Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për herë të parë pas humbjes së përfaqësueses të shtetit të tij ndaj Zvicrës së shqiptarëve.

Ndonëse u mposhtën 2:1, ai thotë se ndihet krenar për qytetarët e Serbisë të cilët janë të pikëlluar për shkak të humbjes në ndeshjen e mbrëmshme.

Megjithatë, Vuçiq thotë se serbët u treguan korrekt ndaj kundërshtarëve. Mirëpo, ata që provokuan, sipas tij, ishin Xhaka dhe Shaqiri, transmeton Indeksonline

“… ne nuk i fyem,  nuk treguam urrejtje. Serbët ishin të guximshme sepse kanë dashuri të madhe për atdheun. Ndërsa ata që na urrejnë, treguan vlerat e tyre me gjestin që bën”, u shpreh ai.

Mirëpo, presidenti serb, përpos ndeshjes futbollistike, foli edhe për bisedimet e nesërme që priten të zhvillohen në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Këtë rast do ta kem nesër në Bruksel. Gjithkush duhet të luftojë në fushën e tyre”, u shpreh ai.