22:43 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Golat krucial të Torreiras, ja çfarë thotë Xhaka

Granit Xhaka thotë se Lucas Torreira dëshiron të bëhet si Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang – dhe kjo sipas tij është arsyeja se pse ai ka filluar të shënojë gola.

Reprezentuesi uruguaian është transferuar tek Arsenali në verë për 22 milionë funte nga Sampdoria.

Ai ka shkëlqyer në rolin e tij në mesfushë, por së fundmi ka shënuar edhe gola krucial – në fitoren ndaj Tottenhamit dhe Huddersfieldit, transmeton IndeksOnline.

Dhe Xhaka është i bindur se Torreira dëshiron të bëhet si dy sulmuesit e klubit.

”Unë mendoj se ai dëshiron të bëhet si Aubameyang dhe Lacazette”, tha Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.

”Ishte një gol i rëndësishëm ndaj Huddersfieldit për të dhe një ndeshje e madhe për gjithë skuadrën. Siç e kam thënë më herët, nuk ishte e lehtë”./IndeksOnline/