16:31 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Vuçiq parashikon zjarr në Ballkan në rast të vonesave të dialogut me Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se dështimi për të rinisur bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit perëndimor.

sipas tij, njëzet vjet pas bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë për të ndalur sulmet brutale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, bisedimet janë bllokuar për arsye të kota.

Prishtina dhe Beogradi duhet t’i normalizojnë plotësisht marrëdhëniet para se të mund të vazhdojnë tutje rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E them se çdo ditë vonese mund të krijojë kushte në të cilat një shkëndijë mund t’i vë zjarrin rajonit. Shtetet Perëndimore duhet ta dinë këtë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se ky është rreziku… kur ushqehen ndjenjat nacionaliste.