20:45 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Po bëjmë gjithçka për në rrugën evropiane

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se duan t’i takojnë shoqërisë së vendeve të lira evropiane.

Ai deklaroi këtë me rastin e disa pikëpamjeve se Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për zgjerim të mëtejshëm, duke përfshirë edhe Serbinë.

“Ne ishim në Kinë, kemi hapur dyer të reja për Serbinë, të cilat nuk do t’i mbyllim. Ne do të jemi përkrahë gjithkujt, Kinës, Turqisë, Rusisë edhe Egjiptit, padyshim me Bashkimin Evropian”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Ai tha se Serbia ka vënë në dukje se po bën gjithçka për në rrugën evropiane.

Sipas tij për dallim nga disa vende të tjera, në Serbi nuk ka arrestim për njerëzit të cilët thjeshtë mendojnë ndryshe.

“Kjo tregon përkushtimin tonë për liri demokratike dhe ne duam të bëhemi pjesë e shoqërisë së vendeve të lira të Evropës. Edhe nëse dikush nuk do, është e rëndësishme të mos ndalet zhvillimi. Pra është e domosdoshme”, shtoi ai./Indeksonline/