00:08 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq porosi Prishtinës zyrtare: Jam për bisedime, vetëm jo me këto dy data

Aleksandar Vuçiq i ka dërguar mesazh Prishtinës zyrtare në një konferencë të fundit për mediet në Serbi. Presidenti serb ka thënë se pret vazhdimin e dialogut me palën kosovare. Por, Vuçiq ka përmendur dy data në të cilat nuk ka gjasa që të futet në bisedime pasi që sipas tij në këto dy ditë ka punë më të rëndësishme se sa bisedimet, shkruan Indeksonline.

“Në fund të këtij muaji jam për fillimin e një dialogu të ri me Prishtinën. Ne jemi pro normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Por, nuk jam në bisedime nëse ao caktohen me datat 27 dhe 28 qershor.

Në këto dy ditë do të jem në promovimin e ushtarëve në Kragujevc dhe në hapjen e Muzeut Kombëtar të Serbisë, andaj këto dy ngjarje janë për mua më të rëndësishme se sa bisedimet.

Jam gati për të gjitha, duke kërkuar espektimin e Marrëveshjes së Brukselit. Nuk do të gjindet ndonjë zgjidhje idale pa SHBA-në e Rusinë në këtë dialog. Prezenca e tyre është e domosdoshme” ka thënë Vuçiq./Indeksonline/