13:47 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vuçiq porosi serbëve: Nëse s’e kryejm me Kosovën për 20 vjet, e humbim të tërën

Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar serbët për “marrëveshje të hidhur” me Kosovën. Presidenti serb ka thënë se është më mirë të marrin diçka se sa asgjë.

Sipas tij, nëse për 20 vite nuk ka marrëveshje me Kosovën, Serbia do t’i humb të gjitha.

“Më mirë është të marrim diçka, se sa asgjë. Kundërshtarët politikë në Serbi po e përdorin Kosovën për të marrë poena politikë. Por, është më mirë të jeni të sigurt sot dhe nesër. Nëse nuk e doni demarkacionin me shqiptarët, përgatituni ta mbrojmë Vranjën pas 40 vitesh” ka thënë Vuçiq./Indeksonline/