17:54 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq prapë vajton, ankohet për taksën edhe te ambasadori gjerman

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb.

Përveç temave ekonomike, u fol edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Vuçiq iu ankua ambasadorit Schieb për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet serbe.

Presidenti serb e cilësoi veprimin e Kosovës si të njëanshëm dhe ndikon në stabilitetin e rajonit.

Ambasadori gjerman tha se Gjermania e mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë dhe tha se po shpreson që do të krijohen kushte për vazhdimin e tij./Indeksonline/