08:37 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / OSH

Vuçiq pret sot në takim edhe emisarin Lajçak

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Por takimi në mes Vuçiq dhe Lajçak është paralajmëruar që do të zhvillohet në Beograd.

Sipas b92, Vuçiq do të pres në takim përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, në zyrën e tij në kuadër të presidencës serbe.

Por ky takim i dyshes është paralajmëruar që do të zhvillohet sot, derisa nesër në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviq, do të takohen nesër në kuadër të diskutimit mbi marrëveshjen për targat.

Nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis.