12:04 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq pritet nga Rakiq [Foto]

(I plotësuar 12:53) -Pas vendosjes së kurorave me lule në vendin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vazhduar vizitën në Kosovë me takimin me liderët politikë serbë.

Ai në Fakultetin Teknik është pritur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut,  Goran Rakiq./Indeksonline/

——————————————————————————————–

(I plotësuar (12:46)- President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur kurora lulesh në vendin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, para zyrave të partisë së tij.

Ndryshe, Vuçiq ndodhet sot në Kosovë për vizitë me leje të Qeverisë së Kosovës.

———————————————————————————-

(I plotësuar 12:21) –  Presidenti serb Aleksander Vuçiq gjatë fjalimit të tij të parë  në Banjska, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina do të shkëmbejnë informacione në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Vuçiq tha se ka tri mesazhe për serbët, e para është se ata duhet të mbijetojnë dhe të mbeten në Kosovë, e dyta se ai erdhi për të biseduar për të garantuar sigurinë e tyre, dhe e treta se qeveria e Serbisë duhet të merret me krimin dhe korrupsionin në radhët e veta.

————————————————————————————————————–

(I plotësuar 12:12) -Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët duhet të qëndrojnë për të mbijetuar në shtëpitë e tyre, me ndihmë të mëtejshme nga shteti dhe se Serbia dëshiron dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë  për të siguruar zhvillimin e tyre ekonomik, dhe do të gjejë mekanizmat e ri për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, tha ai.

“Serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë. Kjo nuk duhet të na bëjë të jetë më pak në vendin ku kemi jetuar gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne si shtet do të luftojmë me të gjitha mënyrat”, tha Vuçiq.

—————————————————————————————————————–

Presidenti i Serbisë, Akendander Vuçiq ka arritur para pak minutash në Kosovë.

Ai gjatë kësaj vizite ka një agjendë me shumë aktivitete, për të cilat ka raportuar edhe më parë Indeksonline.

Ndryshe, vizita e tij vjen si rrjedhojë e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq gjatë kësaj jave në veri të Mitrovicës.

/Indeksonline/

————————————————————–