14:32 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Problemi s’është Beogradi, por territori nga perspektiva e Thaçit dhe shqiptarëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i është kundërpërgjigjur Thaçit duke thënë se problem nuk është Beogradi.

Sipas tij, territori i Kosovës i bazuar në kushtetutë i takon Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Problemi nuk është Beogradi, ashtu siç thash edhe në fillim territori nga perspektiva e Thaçit, dhe shqiptarëve të Kosovës, se Kosova është shtet i pavarur. Territori i Kosovës bazuar në kushtet i takon Serbisë, dhe ai tha se kemi vendosur taksë për shkak të agresivitetit të Serbisë. Ne po bëmë punën tonë, ne po e luftojmë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse ne nuk e njohim si shtet të pavarur. Nuk po bëjmë asgjë agresive, për të vendosur Kosovën në pozicion të vështirë. Kanë vendosur taksë mbi mallra. Para disa ditësh ai më ka thënë se do të heqet taksa shumë shpejtë dhe tani ai deklaron ndryshe. Taksa është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/