08:39 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Vuçiq raporton sot para deputetëve serb për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë para deputetëve në parlament një raport mbi rrjedhën e bisedimeve me Prishtinën dhe mbi situatën në Kosovë.

Në një seancë të veçantë të Parlamentit, Vuçiq do të paraqesë raportin për punën e Zyrës për Kosovë në periudhën nga maji 2019 deri në qershor të këtij viti, si dhe raportin mbi procesin e negociatave nga maji 2019 deri më 15 qershori kur edhe u takua për herë të parë me kryeministrin, Albin Kurti.