15:09 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Serbia do zgjidhje që ta ruajë fytyrën e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk është me rëndësi që të mbahet konferencë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën pa pasur rezultate, por sipas tij, më e rëndësishme është përmbajtja e propozimeve që mund të bëhen.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të shtohet presioni mbi Serbinë, raporton Most, transmeton Indeksonline.

“Jam i interesuar në esencë dhe rezultat. Ne duam zgjidhje të cilën Serbia mund ta pranojë dhe ta ruajë fytyrën, e që njerëzit të mos ndjehem të turpëruar, ta dinë se ka të ardhme. Duam zgjidhje që serbët e Kosovës dhe Metohisë të kenë të ardhme të garantuar, paqe dhe siguri, por që po ashtu ta mbrojmë Serbinë”, ka thënë Vucic, duke shtuar se  “Rambuje 2” mund të mbahet kudo në Los Angeles, Tokio, apo kudo tjetër në botë. /Indeksonline/