17:44 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Serbia nuk u pushtua asnjëherë, për këtë do të binden edhe ata që sot po përpiqen ta bëjnë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk është arritur të pushtohet asnjëherë, dhe sipas tij për këtë do të binden edhe ata që sot po përpiqen ta bëjnë.

“Ju mendoni se Serbia është shtypur, por unë kam diçka për të thënë. Serbia e njeh forcën e saj dhe ne e dimë se Serbinë nuk ka arritur askush ta pushtojë, as edhe ata që sot janë duke u përpjekur”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri gjatë një ceremonie e cila u zhvillua në Novi Sad dhe pak ditë pas marrjes së vendimit unanim nga Qeveria e Kosovës, për vendosje të taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës./Indeksonline/