22:36 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq: Shpall fitoren në katër komuna

Lideri i Partisë Popullore Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiq ka shpallur sonte fitoren e partisë së tij në katër nga pesë komuna ku sot janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Ai në një konferencë për media tha se SNS ka fituar në Peçinca, Mionica, Negotinë dhe Kostolcu, derisa nga Presheva nuk ka informacione rreth rezultateve për këtë komunë ku ka pjesëmarrje të lartë të votuesve.

Vuçiq tha se nuk pret që Lista unike serbe të kalojë censusin në Preshevë, megjithëse kjo listë nuk është larg informacionit nga vendvotimet e numëruara të para, transmetojnë mediat serbe.