21:30 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: ‘Shqiponjat’ e politikanëve shqiptarë, të Xhakës e Shaqirit duken si ‘pula’

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pjesë e një emisioni të RTS-së, ku po flet për shumë çështje. Ai ka komentuar edhe mbledhjen e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë ditës së sotme në Pejë. Derisa ka folur edhe për “Shqiponjen dy krerëshe”, që e bënë liderët shqiptarë, duke mos përjashtuar as futbollistet. 

Duke folur Kosovën, presidenti serb tha se problemi duhet të përcaktojë se çfarë ne mund të kemi në Kosovë dhe beson se do të ishte e vështirë që të ketë sukses, transmeton Indeksonline.

Ndërsa tha se mbështetja e Evropës nuk ka qenë asnjëherë më e ulët karshi Serbisë.

“Nuk ka qenë kurrë më e ulët. Unë them se ky është rreziku më i madh, pavarësisht nga keqardhja, kërcënimet dhe presioni, ne duhet të luftojmë për të qëndruar në rrugën evropiane.”, u shprehë presidenti serb.

Ndërsa për bërjen e shqiponjës me duar të dy qeverive shqiptare, futbollistëve Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit deklaroi se ato shqiponja më shumë duken si pula.

“Duken më shumë si pula sesa si shqiponja.”, u shprehë presidenti Vuçiq./Indeksonline/