20:47 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq sot kishte aktivizuar avionët luftarak që i janë afruar Kosovës dhe fluturuan mbi Sanxhak

Partia Demokratike e Veprimit në Sanxhak ka ndëshkuar fuqishëm demostrimin e forcës nga Ushtria e Serbisë me anë të avionëve ushtarakë që iu afruan sot Kosovës dhe fluturuan mbi Sanxhak.

Sipas kësaj partie, përdorimi i avionëve ushtarakë mbi këtë pjesë paraqet një kërcënim të hapur me qëllim të frikësimit të qytetarëve të ri në Sanxhak.

“Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kanë kryer krimet më të rënda kundër boshnjakëve në Sanxhak, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot, se si janë kryer ato krime. Për këtë arsye, boshnjakët, ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë, me të drejtë të plotë perceptojnë si një forcë të armatosur kërcënuese dhe të rrezikshme për jetë”, thuhet tutje në reagimin e kësaj partie, transmeton Indeksonline.

SDA ka kërkuar që presidenti serb dhe kryeministrja që të pezullojnë urgjentisht çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak dhe të njëjtët të largohen menjëherë nga territori.

SDA ka bërë thirrje për përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare që pa vonesë të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar kërcënimet e mëtejshme, si kërcënimin e boshnjakëve nga forcat e armatosura serbe./Indeksonline/