16:06 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq tha se sot nuk do të ketë rritje të reja të taksave në produktet serbe

Pak orë para vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia në 100 për qind, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka thënë gazetarëve serb se nuk do të ketë taksa të reja në mallrat e Serbisë të cilat eksportohet në Kosovë.

Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetje se a pret “edhe ndonjë lëvizje të pakuptimtë nga Prishtina”, dhe rritje të reja të taksave ndaj mallit serb, ka thënë se gjëra të tilla nuk janë të mundura, transmeton gazeta serbe B92.

Gazeta pretendon se prej mëngjesit të sotëm inspektorët e tregut në Mitrovicë kanë filluar t’i kontrollojnë shitoret dhe t’i largojnë mallrat  nga Serbia në deklaratat e të cilëve nuk shkruan “Republika e Kosovës”. Ndërsa ministri serb i tregtisë, turizmit dhe telekomunikimeve Rasim Lajiq ka thënë për televizionin serb “TV Prva” se “Serbia nuk do t’i pranojë shantazhet e tilla nga Prishtina dhe këtë vendim e quan zemërim fëmijësh”.