75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Vuçiq thërret Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq ka caktuar një sesion të Këshillit të Sigurimit Kombëtar për nesër.

Sipas informacioneve jozyrtare të medieve serbe mbledhja është caktuar për nesër ndërsa një nga temat e diskutimit do të jetë çështja e Kosovës.

Nuk dihet nëse kjo mbledhje lidhet direkt me zhvillimet e sotme nga vizitat e paralajmëruara në Kosovë të ministrit, Nebojsha Stefanoviq dhe përfaqësuesit të dialogut, Marko Gjuriq./Indeksonline