15:09 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Vuçiq u jep leje biznesmenëve serbë: Shkoni në Panairin e Prishtinës

Pavarësisht problemeve që ekzistojnë në Kosovë, biznesmenët nga Serbia e kanë mbështetjen për të shkuar në Prishtinë në panairin ekonomik.

Kështu ka thënë presidenti serb Aleksander Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe, Blic.

“Unë them që të gjithë të shkojnë në Prishtinë në Panairin Ekonomik dhe të bëjnë biznes”, kishte deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Rs, Milorad Dodik.

Ndryshe, Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2018 të cilit i është referuar Vuçiq do të mbahet prej  datës 18-21 Prill 2018 në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë./Indeksonline/