13:32 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq vazhdon të zbutet, s’e bën hesap dënimin e ish-gjeneralit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka dashur të komentojë vendimin e fundit të Gjykatës së Hagës rreth dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit të Ballkanit, Ratko Mlladiq.

Posti nuk më lejon të flasë për këtë vendim, mirëpo apeloj gjithë serbët se duhet të fillojmë të shikojmë për të ardhmen, ka thënë ai.

“Unë jam presidenti dhe si President i Serbisë, nuk mendoj se kam të drejtë të interpretoj gjykime”, është shprehur ai.

Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët e Serbisë që të fillojnë të shikojnë për të ardhmen dhe të fillojnë të shohin se si do të jetojnë fëmijët tona për të ruajtur paqen në rajon, për të hapur më shumë fabrika, për të mos u dorëzuar lotëve të së kaluarës.

Ndryshe, Tribunali i Hagës e ka dënuar me burgim të përjetshëm të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit” Ratko Mlladiq, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai është shpallur fajtor për 10 nga 11 akuzat që ngarkohej nga prokuroria e këtij Tribunali. /Indeksonline/

AppleMark