17:10 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq: Vendimi për komunat me shumicë serbe u vonua mbi 1 mijë ditë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se prioritet i Serbisë vazhdon të jetë anëtarësimi në BE, dhe se ky vend do të bëjë gjithçka për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, transmeton Indeksonline.

Presidenti serb theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që para se të fillojë një raund i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të fillojë zbatimi i punës së marrëveshjes së Brukselit të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për shkak se sipas tij ka 1 mijë e 670 ditë që nga afati i fundit i dhënë për zbatimin e vendimit, raporton Tanjug./Indeksonline/