10:08 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiqi ‘burracak’, i frikësohet shkarkimit, vendosë tanket në qytet

Gjatë mbrëmjes së kaluar mbi 40 mijë qytetarë nga Serbia mbajtën protestë kundër qeverisjessë së Aleksander Vuçiq.

Mediat  serbe u munduan që të anashkalojnë këtë protestë, duke treguar se janë me pushtetin, transmeton Indeksonline.

Një detaj që nuk është raportuar nga mediat serbe është vendosja e tankeve nga presidenti Vuçiq në Beograd, ku po mbahej protesta.

Duket se frika nga shkarkimi ka bërë që presidenti Vuçiq të ndërmarrë masa paraprake.

Opozita serbe tha gjatë protestës dje se ky është vetëm fillimi. Ndërsa qytetarët po e krahasojnë Vuçiqin me një diktator.

Po ashtu presidenti serb po akuzohet nga opozita se ai ka urdhëruar rrahjen e liderit Borko Stefanoviç dhe dy anëtarëve tjerë të opozitës./Indeksonline/