13:52 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Vuçiqi përdorë Kosovën për të sulmuar rivalët e tij në Serbi

Presidenti I Serbisë, Aleksander Vuçiq sot ka dhënë një intervistë për televizonin serb “Prva”.

Në këtë intervistë, ai ka përmendur Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vuçiq u shprehë se askush më mirë se ai nuk e ka mbrojtur Kosovën. Me këtë deklaratë, ai sulmoi paraardhësit e tij që ishin në krye të Serbisë.

“Gjatë sundimit të tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovën siç di dhe mundem”, u shprehë Vuçiqi. /Indeksonline/