75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vuçiqi: Po ta njihnim Kosovën, çdo gjë do të lulëzonte

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshimit të klimës, që me iniciativë të kryetarit francez, Emmanuel Macron po mbahet në Paris.

Vuçiq në fjalimin e tij nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën dhe rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Nëse Serbia nesër ia heq sanksionet Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve e po atë ditë e pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte. Por ata në Bruksel e bëjnë punën e vet, e puna jonë është Serbia”, ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/