Vuçiqit nuk i shkeli këmba në Drenicë, protesta përmes fotografive
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq erdhi dje në Kosovë me qëllimin që të realizonte disa vizita në vende të ndryshme, dhe lejen i dhanë institucionet e vendit.
Sot, qysh në orët e hershme të mëngjesit mori rrugën për në Drenicë, më konkretisht në fshatin Banjë.
Por, banorët e rrethinës së Drenicës ia pamundësuan vizitën Vuçiqit atje, derisa i krijuan bllokada në vende të ndryshme.
Vuçiq kishte në plan të vizitonë disa familje serbe, transmeton Indeksonline. Por, falë mobilizimit të tyre Vuçiq u kthye kokëulur në Mitrovicën e Veriut.
Derisa si mënyrë për të komunikuar me ta përdori telefonin celular.
Përkrahë veteranëve të shumtë, krahas tyre ishin edhe kryetarët e komunave Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci.
Me tu kthyer në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicë, Vuçiq foli para banorëve aty përreth 45 minuta.
Vuçiq u zotua se kurrë nuk do të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Fotografitë e realizuara nga fotografi Sefer Aliqkaj, e përmbyllin protesten me këto pamje … /Indeksonline/