21:37 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vukiceviq nuk po mund ta harroj Feronikelin, e ndjek edhe në “Fadil Vokrri”

Dejan Vukiceviq nuk po mund të ndahet me Feronikelin edhe pasi kontrata e tij është ndërprerë.

Ai në dy ndeshjet e fundit nuk është në stolin e Nikelit, por po e ndjek nga afër skuadrën, shkruan Indeksonline.

Edhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kundër Prishtinës, Vukiceviq ka qenë në tribuna.

Vendin e malazezit e ka zënë Agim Sopi, ku në dy ndeshje ka marrë një humbje dhe një fitore. /IndeksOnline/