08:55 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vulin: Deklaratat e Izetbegovit vënë në pikëpyetje stabilitetin e rajonit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se deklaratat dhe sjellja e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq lidhur me njohjen e Kosovës kanë vënë në pikëpyetje paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Vulin tha se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet për situatën në Serbi, për punën e shërbimeve, organizatave dhe çfarë duhet bërë për të mbajtur situatën të qetë dhe të qëndrueshme si dhe për të garantuar stabilitet për të gjithë rajonin, raportojnë mediat serbe.

“Pa treshen (kryesinë e B e H), nuk mund të merrni vendime në raportet ndërkombëtare. Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodhë kanë sjellë probleme brenda BeH, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq në një intervistë për Deutsche Welle.