21:51 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vulin: I kam thirrur 53 ministra të botës për të parandaluar Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se ai i ka dërguar letra ministrave të Mbrojtjes të 53 vendeve, të cilët ai i ftoi për të parandaluar formimin e ushtrisë së Kosovës.

Vulin thotë se kjo ushtri po krijohet nga “terroristët e padënuar” të cilët “përsërisin” krimet e tyre.

Ai tha në një deklaratë me shkrim se kishte dërguar letra tek ministrat e “vendeve më të rëndësishme të botës”.

“Nga unë ata do të marrin një letër shumë të qartë duke iu treguar se sa e rrezikshme është për të bërë ushtrinë në Kosovë, diçka që mund të prish në mënyrë të konsiderueshme gjendjen e paqes në Kosovë por edhe në të gjithë rajonin”, deklaroi Vulin. /IndeksOnline/