Vulin i përgjigjet Malit të Zi: Për Kosovën, duhet të na pyesni neve
Pas vendimit të ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq për të dërguar trupa ushtarake në kuadër të KFOR-it, ka reaguar Aleksandër Vulin.
Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë se Mali i Zi është dashur ta pyes Serbinë për një vendim të tillë meqë sipas tij, Kosova nuk është shtet.
“Kur Mali i Zi dërgon trupa në mision brenda territorit të Serbisë, çështja kyçe është të pyetemi ne”, është shprehur Vulin, përcjellë Indeksonline.
Megjithatë, Vulin ka thënë se respektohet vendimi i Boskoviqit meqë trupat e dërguara do t`i ruajnë manastiret.
Lidhur me këtë çështje, Boskoviq kishte deklaruar se nuk kanë pse e pyesin Beogradin, meqë Kosova është shtet i pavarur./Indeksonline/