16:38 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vulin: Në Kosovë nuk mund të ketë Forca të Armatosura përveç KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar kundërshtimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka ripërsëritur kundërshtimin e tij ndaj këtij formimi duke shtuar se nuk mund të ketë Forca të Armatosura në territorin e Kosovës përveç KFOR-it, transmeton Indeksonline.

“Për të pasur një ushtri ju së pari duhet të jeni shtet, por siç e dimë Kosova është një territor i administruar nga Kombet e Bashkuara në përputhje me Rezolutën 1244, për këtë arsye, nuk mund të ketë tjetër përveç Forcave të Armatosura të KFOR-it”, ka thënë Vulin.

“Nuk është e mundur që t’ju jepen armë të rënda terroristëve sepse nuk mund të presësh paqe dhe stabilitet. Varet nga ne nëse luftojmë dhe konfrontohemi me bashkësinë ndërkombëtare për t’ju treguar se kjo është e vërteta. E kemi fjalën e NATO-së që asnjë formacion ushtarak i shqiptarëve nuk do të lejohet të kalojë përtej Ibrit pa paralajmërim dhe leje të NATO-së dhe të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe.Ushtria nuk do të mund t’i shërbej paqes dhe stabiliteti, por që mund të rinisë telashe dhe të rrokullis gjitha Ballkanin”, ka përfunduar Vulin./Indeksonline/